Sasi rekord prej miliarda euro kokainë kapet në Gjermani e Belgjikë, me destinacion Holandën

Evropë

Sasi rekord prej miliarda euro kokainë kapet në Gjermani e Belgjikë, me destinacion Holandën

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:13
Porti i Hamburg ne Gjermani

Autoritetet e doganave në Gjermani e Blegjikë kanë kapur së fundmi një sasi rekord prej më shumë se 23 ton kokainë me destinacion Holandën.

Zyrtarët në Gjermani zbuluan 16 ton të drogës së rëndë në pesë ngarkesa të ardhura në portin e Hamburg nga Paraguai prej fillimi të muajit.

Ndersa policia në Holandë tha gjithashtu se ishin njoftuar për një tjetër 7.2 ton kokainë të kapura në portin belg të Antwerp.

Zyrtarët në Gjermani thanë se kokaina e kapur arrin një vlerë prej miliarda dollarë.

Një 28-vjeçar i dyshuar si i përfshirë në trafikun e këndës narkotike është arrestuar në Holandë, tha sot policia, duke shtuar se dy aksione të fillimit të muajit në Amsterdam shkaktuan kapjen e një “sasie të pamasë kokaine”.

Në portin e Antwerp, druga ishte fshehur në një konteiner të mbushur me blloqe druri nga  Panamaja.

Ndërsa kokaina e gjetur në portin gjerman të Hamburg ishte fshehur në kanaçe me mbushëse muri, të cilat kishin hyrë në Evropë me një anije konteinerësh nga Paraguai.

“Poshtë një shtrese të mallrave të ligjshme, të paketuara prapa derës së konteinerit, ishte sasia e kanaçeve me mallrat ilegale”, tha një zyrtar, duke shtuar se kokaina ishte fshehur në më shumë se 1,700 kanaçe.

Hamburgu është porti i tretë më i madh në Evropë dhe më i madhi në Gjermani.

Ndërsa Paraguai ka qenë prej vitesh një rrugë tranziti e drogave në dalje nga Amerika Latine.

Banda të fuqishme nga vende fqinje si Brazili, janë zgjeruar përtej kufirit në Paraguai, duke dërguar konteinerët me drogat në Evropë.

Në tetor, 11.5 ton kokainë u zbuluan në një dërgesë metali për skrap, të ardhur në Antwerp nga Amerika latine.

Vitin e kaluar rreth 102 ton kokainë u ndaluan  para hyrjes në portet e Evropës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat