Tërmet në zonën e Dubrovnikut

Evropë

Tërmet në zonën e Dubrovnikut

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 00:16
Tërmet në zonën e Dubrovnikut

Një tërmet me fuqi 4.3 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua të mërkurën në ora 23:07 në afërsi të Dubrovnikut dhe tronditi zonën e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kroacisë.

Tërmeti, i cili u regjistrua në zonën e Adriatikut jugor, përshkruhet nga portali Dalmacia Sot si i shkurtër, por më i fuqishëm.

Epiqendra ishte 68 kilometra në juglindje të Mostarit dhe 14 kilometra në jugperëndim të Dubrovnikut, në kufirin midis Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Thellësia e tërmetit vlerësohet në një kilometër. Nuk raportohet për dëme ose viktima eventuale.

"Ai ishte i fortë dhe i ashpër", " Na zgjoi nga gjumi", "Ishim shumë të shqetësuar", janë disa nga komentet e lexuesve të portalit Dalmacia Sot, dhe komente të ngjashme u botuan në faqe të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat