Mbi 850 mijë të vaksinuar në Greqi

Evropë

Mbi 850 mijë të vaksinuar në Greqi

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Vassilis Kikilias deklaroi se procesi i vaksinimit po ecën siç duhet.

Ai deklaroi se deri tani janë vaksinuar më shumë se 850 mijë qytetarë, ndërsa shpreson se në fund të kësaj sfide Greqia do të dalë e fituar.

“Ne përpiqemi sepse i respektojmë bashkëqytetarët tanë. Kështu do të bëjmë derisa të përfundojmë procesin e vaksinimit. Unë dua të them se ne kemi tejkaluar 850.000 vaksinime dhe nëse dikush llogarit dozën e parë, me 5.3% ne jemi vendi i tretë në Evropë.

Këto janë elementë të rëndësishëm për të kuptuar se sa përpjekje është bërë. E gjithë bota po bën një betejë të madhe, ka lodhje, por ka shpresë dhe shpresa është forca lëvizëse dhe ne do të kemi sukses.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat