Dodiku kundër pranisë ndërkombëtare në Bosnjë

Evropë

Dodiku kundër pranisë ndërkombëtare në Bosnjë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 20:36
Milorad Dodik

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, është kundër vazhdimit të emërimit të përfaqësuesit të lartë për këtë vend. Nëse kjo ndodh, sipas tij do të ishte e paligjshme, “sikur me shumicën e përfaqësuesve deri më tash”.

Dodik është thirrur në Ankesin 10 të Marrëveshjes së Daytonit, ku të gjitha palët nënshkruese duhet të japin pëlqimin për këtë.

Dodik ka iniciuar seancë të veçantë të Kuvendit Popullor të Republika Srpskas, e për nesër është caktuar mbledhja e Kolegjiumit të këtij institucioni, për siç ka thënë Dodik, të miratojë rezolutën për të mos pranuar emërimin e përfaqësuesit të lartë në Bosnjë.

“Nga Kuvendi pres që të sqarohet për këtë çështje dhe me këtë, Kuvendit Popullor të Republika Srpskas t’ia kthejmë legjitimitetin e vendimmarrjes për të gjitha apekstet që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Daytonit”, ka thënë Dodik, përcjell B92.

Aktualisht përfaqësues i lartë në Bosnjë është diplomati austriak Valentin Inzko, i cili këtë detyrë e kryen nga 1 marsi 2009. Së fundi është raportuar se ai mund të zëvendësohet. Qeveria federale e Gjermanisë më 20 janar konfirmoi kandidaturën e Christian Schmidtit për pozitën e përfaqësuesit të lartë në Bosnjë.

Përfaqësuesi i lartë ka fuqinë e “interpretimit final” të çështjeve që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Paqes të firmosur më 21 nëntor 1995, në Dayton të SHBA-së, e cila edhe i dha fund luftës në Bosnjë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat