​Islanda nga e enjtja hap kufijtë e saj për vizitorët e vaksinuar

Evropë

​Islanda nga e enjtja hap kufijtë e saj për vizitorët e vaksinuar

Më: 17 mars 2021 Në ora: 00:00
Islanda

Që nga e enjtja, Islanda do të lejojë hyrjen në vend për të gjithë personat që kanë një certifikatë vaksinimi kundër virusit korona, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Thuhet se masa që ishte e vlefshme nga 20 janari për ata që vijnë nga vendet e zonës Shengen, tani do të shtrihet për të gjithë pasagjerët, pavarësisht nga cili vend vijnë, raporton Guardian.

Certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga vendet e Shengenit ose Organizata Botërore e Shëndetësisë do të pranohen. Të gjithë ata që kanë këtë certifikatë nuk do të duhet të shkojnë në karantinë pas mbërritjes në vend, as nuk do të kenë një certifikatë të një testi negativ për virusin korona.

Një alternativë ndaj një certifikate vaksinimi është që udhëtari të tregojë një test antitrupi, i cili dëshmon se ai ose ajo ka kontraktuar virusin korona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat