Sot, Bosnja do t’i marr vaksinat përmes programit COVAX

Evropë

Sot, Bosnja do t’i marr vaksinat përmes programit COVAX

Më: 25 mars 2021 Në ora: 10:06
Foto Ilustrim

Bosnja dhe Hercegovina sot duhet të marrë 49,800 doza vaksinash kundër coronavirusit përmes mekanizmit COVAX. Ky do të jetë dorëzimi i parë përmes këtij mekanizmi global, por edhe më i madhi që nga fillimi i pandemisë.

Do të dorëzohen 26,400 doza të vaksinave AstraZeneca dhe 23,400 doza të Pfizerit. Kjo dërgesë në Aeroportin e Sarajevës duhet të bëhej dje, por është shtyrë për sot.

Aeroplani me vaksinat është planifikuar të mbërrijë në orën 22:55.

Bosnje ka porositur 1.2 milion doza përmes COVAX-it dhe duhet të marrë 892,000 doza vaksinash nga Bashkimi Evropian.

Ndryshe, Kosova është ende në pritje të vaksinave të para, të cilat pritet të arrijnë përmes sistemit COVAX. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat