Plani rus i patkoit në Ukrainë

Evropë

Plani rus i patkoit në Ukrainë

Nga: Michael Thumann, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja Më: 15 prill 2021 Në ora: 21:17
Presidenti ukrainas Volodymyr Selenskyi (në qendër) duke vizituar frontin në Donbass më 8 Prill © Shërbimi i Shtypit Presidencial i Ukrainës / Manual / Reuters

Pse Presidenti rus Putin po i vendos trupat pranë Ukrainës ? Politikanët ukrainas dhe perëndimorë ditë me radhë, po çuditen për këtë veprim. Dhe ata e paralajmërojnë Rusinë pothuajse çdo ditë, që të mos i kalojë kufijtë e saj kombëtarë.

Në fakt, numri i forcave të armatosura i dërguar në kufi është më i lartë se kurrë, që nga pushtimi rus i Ukrainës në 2014. Aneksimi i Krimesë dhe krijimi i republikave separatiste në Donbas, ndërkombëtarisht janë të panjohura. Ekspertët ushtarakë rusë dhe perëndimorë, flasin për më shumë se 70,000 ushtarë që Ministria e Mbrojtjes e Moskës ka mbledhur pranë qytetit jugor rus të Voronezh dhe në Krime. Forcat e armatosura transportojnë tanke, automjete transporti, avionë ajrorë dhe raketahedhës me makina transporti drejt kufijve nga i gjithë vendi. Trupat vijnë nga Siberia dhe Rusia qendrore, Deti Baltik dhe qyteti i Pskov, ku është i vendosur Divizioni i 76-të i Gardës Ajrore, i cili luftoi në Donbass, të Ukrainës në 2014. Është një mobilizim në dhjetë zona kohore, ashtu sikur Rusia do të përballej me një luftë të madhe. Në Rusi, vëzhguesit diskutojnë pesë skenarë të mundshëm.

Skenari i parë bazohet në llogaritjet politike. Presidenti rus dëshiron të frikësojë qeverinë në Kiev sepse ata po marrin masa kundër partive pro-ruse dhe oligarkut ukrainas dhe mikut të Putinit Viktor Medvedchuk. Kanalet e tij televizive janë të ndaluara, pasuritë e tij janë ngrirë. Mbështetja nga Medvedchuk dhe miqtë e tjerë të Putinit në Ukrainë, mund të qëndrojë pas operacionit. Por për këtë, një mobilizim i tillë disi i pabesueshëm.

Skenari i dytë supozohet se Rusia dëshiron ta detyrojë Ukrainën të dërgojë përsëri ujë në Krimenë e thatë. Qeveria në Kiev ka pezulluar shpërndarjen e ujit përmes Kanalit të Krimesë Veriore, Rusia po kërkon që kanali të rifillojë si më parë. Megjithatë, për një ofensivë ujore, vendosja e trupave pranë Voronezh, pak më shumë se 1.000 kilometra larg, ka pak kuptim. Pra, edhe furnizimi me ujë, nuk është i mjaftueshëm për ta shpjeguar atë.

Skenari i tretë supozon se Rusia dëshiron të pushtojë Donbass. Pjesa më e madhe e tij tashmë kontrollohet nga separatistët pro-rusë. Edhe pse varen nga Rusia, ata gjithmonë veprojnë me iniciativën e tyre. Stacionimi i ushtarëve në veri afër Voronezh dhe në jug në Krime flet në favor të një okupimi të planifikuar . Trupat ruse mund të mbërthejnë Donbassin ukrainas nga dy drejtime dhe përfundimisht të dominojnë rajonin. Me një pushtim të tillë, Putin jo vetëm që mund të çlironte ndjenjat kombëtare në shtëpi, por gjithashtu do të trondiste Ukrainën e pavarur si një e tërë.

Skenari i katërt përshkruan pushtimin e mundshëm të qyteteve të mëdha të Ukrainës siç është Kharkiv afër kufirit rus. Voronezh është 300 kilometra larg Kharkiv. Një goditje e tillë do të rrezikonte qëndrueshmërinë e Ukrainës si shtet. Kjo do të ishte një luftë për jetë a vdekje, për të cilën Rusia do të kishte nevojë për më shumë trupa, sepse ushtarët rusë në qytetet e Ukrainës nuk do të ishin të mirëpritur aspak, kjo ishte vërejtur në vitin 2014, ndryshe nga popullsia kryesisht rusisht-folëse në Krime.

Skenari i pestë supozon se Rusia dëshiron të rrisë presionin psikologjik mbi Perëndimin. Ukraina nuk është pjesë e NATO-s. Por Perëndimi mbështet zhvillimin dhe pavarësinë e Ukrainës me para, armatime dhe një marrëveshje të tregtisë së lirë. Putini thjesht po i tregon Evropës dhe SHBA edhe një herë se në rast dyshimi, ai do të kishte dominim të plotë mbi përshkallëzimin. Mbërthimi i treguar në formë patkoi i trupave ruse në Krime dhe afër Voronezh është gjithashtu i përshtatshëm për këtë demonstrim.

"Moska i dërgon të gjithëve sinjalin e pagabueshëm," shkruan analisti ushtarak rus Pawel Felgengauer në Novaya Gazeta të pavarur , "se është e përgatitur për çdo zhvillim të ngjarjeve" - ​​përfshirë një përplasje me SHBA. Marrëdhëniet e Putinit me presidentin amerikan kanë qenë jashtëzakonisht të keqija që kur Joe Biden e quajti atë një "vrasës". Pasiguria në rritje e Perëndimit për qëllimet e Putinit, është gjithashtu pjesë e operacionit. Të martën, Biden i sugjeroi përmes telefonit "vrasësit" që ata të takoheshin së shpejti në një samit të organizuar; ndoshta edhe për të biseduar për Ukrainën lindore. Me këtë njohje, Putini tashmë ka arritur një qëllim të rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat