Berlin: Policia shpërndan protestuesit kundër kufizimeve

Evropë

Berlin: Policia shpërndan protestuesit kundër kufizimeve

Më: 21 prill 2021 Në ora: 18:00
Policia gjermane gjatë intervenimit në protestën kundër masave të pandemisë.

Policia gjermane përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve në Berlin të cilët kundërshtonin kufizimet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Protesta u zhvillua para ndërtesës së parlamentit, ku deputetët po shqyrtojnë një ligj mbi shtrëngimin e masave federale kundër pandemisë, raporton AFP.

Para përdorimit të gazlotsjellësit policia iu kishte bërë thirrje protestuesve që të shpërndahen.

Image
Protesta në Berlin.

Sipas raporteve të policisë nga rreth 8,000 demonstrues të mbledhur, vetëm disa prej tyre kishin maska mbrojtëse.

Protestat u organizuan në një kohë kur dhoma e ulët e parlamentit gjerman, po vendos për një ligj që i jep qeverisë federale kompetenca më të mëdha për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Image
Protestuesit gjermanë kundërshtojnë masat e kufizimit kundër pandemisë.

Qëllimi i ligjit është që të ndalohet zbatimi i masave të ndryshme që u miratuan nga 16 shtete federale gjermane në përgjigje të pandemisë.

Gjermania gjatë periudhës së fundit ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat