Erdogan i bën thirrje presidentit Biden, të tërheq "hapin e gabuar" të deklaratës mbi gjenocidin

Evropë

Erdogan i bën thirrje presidentit Biden, të tërheq "hapin e gabuar" të deklaratës mbi gjenocidin

Nga: Sherif Ramabaja Më: 26 prill 2021 Në ora: 22:01
Erdogan

Joe Biden është presidenti i parë i SHBA që klasifikoi masakrën e armenëve si gjenocid. Tani vjen reagimi i zemëruar i Presidentit turk Erdogan. Marrëdhëniet janë shumë të tensionuara.

 Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka insistuar për ta nxitur kolegun e tij amerikan Joe Biden, të tërheqë klasifikimin e vrasjes masive të armenëve më shumë se 100 vjet më parë si gjenocid. Ky "hap i gabuar" i Bidenit tensionon marrëdhëniet, tha Erdogan të hënën.

SHBA duhet gjithashtu të "hedhë një vështrim në pasqyrë". Ai me këtë po supozon se do të jetë në gjendje të hapë një kapitull të ri me Biden në samitin e NATO-s në qershor. Ishte ky reagimi i parë publik nga kreu i shtetit turk, që nga deklarata e Biden të Shtunën. Ministri i Jashtëm Mevlüt Cavusoglu kishte deklaruar se vendimi i SHBA ishte i bazuar në populizëm.

Turqia, e cila doli nga Perandoria Osmane, pranon se shumë armenë u vranë gjatë Luftës së Parë Botërore. Sidoqoftë, ajo hedh poshtë faktin se ky ishte një gjenocid sistematik, për të cilin ishte përgjegjëse qeveria e Rajhut ( Gjermania ). Në vitin 2016, Bundestagu vendosi që vrasja e deri në 1.5 milion armenëve në 1915 gjatë Luftës së Parë Botërore mund të përshkruhet si gjenocid.

Disa ditë më parë, më shumë se 100 Kongresmenë si nga Demokratët ashtu edhe nga Republikanët thurën një letër, duke i bërë thirrje Bidenit "të njohë qartë dhe drejtpërdrejt gjenocidin e Armenëve në deklaratën e tyre të 24 Prillit". Ata u ankuan se presidentët e SHBA kishin heshtur për dekada, ndërsa krerët e tjerë të shteteve ose qeverive do t'i referoheshin "gjenocidit të parë të shekullit 20" si i tillë. Sipas raporteve të mediave amerikane, Presidenti i atëhershëm i SHBA Ronald Reagan e përshkroi masakrën e Armenëve si gjenocid në 1981, por këtë nuk e bëri askush nga pasardhësit e tij.

Trump qëllimisht e shmangu fjalën "gjenocid"

Kongresi amerikan, tashmë e kishte njohur masakrën e armenëve në Perandorinë Osmane si gjenocid në 2019. Administrata e Presidentit të atëhershëm të SHBA Donald Trump theksoi atëherë se rezoluta juridikisht jo-detyruese nuk e ndryshoi qëndrimin e qeverisë amerikane. Paraardhësi i Biden, Trump kishte folur për "një nga mizoritë më të këqija në masë të shekullit të 20-të", por - si presidentët e tjerë të SHBA - e shmangu fjalën gjenocid.

Pasi Kongresi Amerikan kishte miratuar rezolutën mbi gjenocidin, Departamenti i Shtetit Turk e thirri ambasadorin Amerikan. Nënpresidenti turk Fuat Oktay kritikoi në atë kohë se, Kongresi po përpiqej të "rishkruaj historinë me gënjeshtra". Në 2016, Bundestagu gjerman e klasifikoi masakrën e armenëve si gjenocid - kjo i vuri një barrë të rëndë marrëdhënieve gjermano-turke për një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat