Danimarka, e vendosur për kthim të refugjatëve në Siri

Evropë

Danimarka, e vendosur për kthim të refugjatëve në Siri

Më: 27 prill 2021 Në ora: 17:10
Kopenhaga

Pavarësisht rritjes së presionit nga ligjvënësit dhe organizatat e shoqërisë civile, Danimarka është e vendosur për të shtyrë përpara përpjekjet për të kthyer refugjatët në Sirinë e shkatërruar nga lufta.

Autoritetet daneze pretendojnë se situata është përmirësuar në disa pjesë të Sirisë.

Komisionarja e BE-së për Imigrim në Bashkimin Evropian Ylva Johansson ka shprehur shqetësim për këtë qasje të Danimarkës, e cila vitin e kaluar ka marrë vendim për të rishikuar qindra lejeqëndrime për azilkërkuesit nga Siria.

Qindra protestues kanë protestuar përpara Parlamentit të Danimarkës javën e kaluar për të protestuar vendimin për refuzim të lejeqëndrimeve, duke thënë se Siria nuk është vend i sigurt.

“Danimarka ka qenë e hapur dhe e sinqertë nga dita e parë. Ne e kemi bërë të qartë për refugjatët sirianë se lejet e tyre të qëndrimit janë të përkohshme dhe lejet mund të refuzohen nëse nuk ka më nevojë për mbrojtje”, ka thënë ministri danez për Imigrim, Mattias Tesfaye për agjencinë e lajmeve Reuters.

Prej vitit 2019, më shumë se 200 sirianëve nga rajoni i Damaskut u janë tërhequr lejet e qëndrimit në Danimarkë, nga më shumë se 600 raste që janë rishikuar, sipas Shërbimit të Danimarkës për Imigrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat