“Kushte ekonomike të rinjve për të stimuluar lindjet”, Papa Françesku i bën thirrje shtetit italian

Evropë

“Kushte ekonomike të rinjve për të stimuluar lindjet”, Papa Françesku i bën thirrje shtetit italian

Më: 14 maj 2021 Në ora: 15:50
Papa Françesku

Papa Françesku i ka bërë qeverisë italiane një thirrje publike që të zhvillojë politika për të rritur ritmin e lindjeve, për shkak të panikut në rritje për rënien e popullsisë.

Italia ka popullsinë e dytë më të vjetër në botë dhe niveli i lindshmërisë është ndër më të ulëtit në Bashkimin Evropian. Në vitin 2019, Italia ka regjistruar 1.27 lindje për grua, krahasuar me mesataren e BE-së prej 1.53.

Vitin e kaluar Italia regjistroi 404,000 lindje, numri më i ulët që nga bashkimi i këtij shteti, në vitin 1861. Një rritje e njëkohshme e vdekjeve për shkak të COVID-19 bëri që popullsia e vendit të tkurret me rreth 342.000,  shifër ekuivalente me humbjen e një qyteti me madhësinë e Firences.

Kjo rënie e popullsisë në Itali, është më e ulëta e regjistruar që nga shpërthimi i gripit spanjoll në vitin 1918, gjë që nxiti kohët e fundit kryeministrin Mario Draghi që të lëshonte paralajmërimin se nëse trendet vazhdojnë në këto nivele, atëherë Italia mund të “pushojë së ekzistuari”.

Të Premten, Papa me anë të fjalimit të tij në Vatikan i bëri thirrje Romës për të krijuar kushte të përshtatshme ekonomike për të rinjtë, në mënyrë që ata të qëndrojnë në vend dhe të krijojnë familje.

“Duhet që në mënyrë urgjente t’u ofrojmë të rinjve garancinë e një pune të qëndrueshme, sigurinë e të pasurit një shtëpi dhe stimuj për të mos u larguar nga vendi,” tha Papa Françesku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat