Mijëra protestues në Budapest kundër Orbanit për hapjen e universitetit kinez

Evropë

Mijëra protestues në Budapest kundër Orbanit për hapjen e universitetit kinez

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:15
Budapest

Mijëra njerëz marshuan nëpër Budapest për të protestuar kundër planeve qeveritare për të hapur një kampus universitar kinez në kryeqytetin hungarez.

Kundërshtarët e projektit thonë se ai do të ulë nivelin e arsimit të lartë të vetë vendit dhe do të rrisë ndikimin e autoriteteve komuniste të Kinës.

Qeveria e krahut të djathtë të Kryeministrit Viktor Orban ka lidhje të ngushta me Pekinin. Në fillim të këtij muaji, Hungaria bllokoi një deklaratë të BE që kritikonte trajtimin e Kinës ndaj Hong Kongut.

Të Shtunën, demonstruesit që kundërshtonin planin për të ndërtuar kampusin e Universitetit Fudan të Kinës në Budapest marshuan nëpër rrugët e qytetit për në ndërtesën e Parlamentit.

"Orban dhe [partia e tij e djathtë] Fidesz e portretizojnë veten e tyre si anti-komunistë, por në të vërtetë komunistët janë miqtë e tyre," i tha agjencisë së lajmeve AFP studenti i universitetit Szonja Radics, i cili ishte në marshim.

Një tjetër student protesutes, i quajtur Patrik, tha se çdo fond qeveritar i planifikuar për projektin e Universitetit Fudan në vend të kësaj duhet të përdoret "për të përmirësuar universitetet tona", njoftoi Reuters.

Ndërtimi i kampusit të Universitetit Fudan në Budapest vlerësohet të kushtojë rreth 1.8 miliardë dollarë (1.2 miliardë funte). Kjo është një vlerë më e lartë se sa ajo që qeveria Orban shpenzoi për të gjithë sistemin e saj të arsimit të lartë në 2019.

Rreth 1.5 miliard dollarë të kostove do të sigurohen nga një hua nga një bankë kineze, treguan dokumentet e marra nga Direkt36, një degë hungareze e gazetarisë hulumtuese.

Rreth dy të tretat e hungarezëve nuk e mbështesin universitetin kinez, sipas OJF, "Think tank-ut"  Instituti Liberal Republikon.

Image

Kampusi kundërshtohet gjithashtu nga Kryetari i Bashkisë së Budapestit Gergely Karacsony, i cili njoftoi në fillim të kësaj jave se po emëronte rrugët në zonë me emrin e viktimave të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Kina.

Midis katër adresave të reja të rrugëve përfshijnë Rrugën e Free Hong Kong, Rrugën Dalai Lama dhe Rrugën e Dëshmorëve Ujghur, pasi grupi etnik kryesisht mysliman që qeveritë ndërkombëtare thonë se ka qenë viktimë e abuzimeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe gjenocidit në Xinjiang, Kinë.

Kina mohon çdo akuzë për abuzime të të drejtave të njeriut. Universiteti Fudan është një nga institucionet më prestigjioze arsimore të Kinës. Kampusi në Budapest, i cili pritet të përfundojë deri në vitin 2024, do të jetë vendi i tij i parë në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat