Të gjithë sytë tek xhaketa e zonjës së Parë të SHBA-ve, ja mesazhi që përçoi

Evropë

Të gjithë sytë tek xhaketa e zonjës së Parë të SHBA-ve, ja mesazhi që përçoi

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 00:20
“DashuriI” ishte mbishkrimi i cili ishte i shkruar në pjesën e pasme të xhaketës

Në udhëtimin e tyre të parë jashtë shtetit që prej kur burri i saj Joe Biden u bë president, Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden, përcolli një mesazh të thjeshtë me xhaketën e saj.

“Dashuri” ishte mbishkrimi i cili ishte i shkruar në pjesën e pasme të xhaketës.

“Epo, unë mendoj se ne po sjellim dashuri nga Amerika. Kjo është një konferencë globale dhe ne po përpiqemi të sjellim unitet në gjithë globin dhe mendoj se është e nevojshme që njerëzit të ndiejnë një ndjenjë uniteti nga të gjitha vendet dhe të ndiejnë një shpresë pas këtij viti të pandemisë”, ka thënë ajo.

Udhëtimi i parë jashtë vendit i Joe Biden ishte në Britani të Madhe për një samit treditor të liderëve të G7. Përpara kësaj, presidenti amerikan u takua me kryeministrin britanik, Boris Johnson, shkruan Euronews.

“Unë i thashë kryeministrit se kemi diçka të përbashkët: të dy u martuam me gra që janë mbi nivelin tonë”, iu tha Biden gazetarëve pasi ai dhe Jill u takuan me udhëheqësin britanik dhe gruan e tij Carrie, me të cilën ai u martua muajin e kaluar.

Takimi i G7 do të zhvillohet nga e premtja deri të dielën, e më pas çifti Biden do ta takojë Mbretëreshën Elizabetë për çaj në Kështjellën Windsor.

Pas largimit nga Britania, presidenti Biden do të marrë pjesë në samitin e NATO-s dhe do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat