Publikohet momenti kur vrasësi grek përfaqon nënën e viktimës

Evropë

Publikohet momenti kur vrasësi grek përfaqon nënën e viktimës

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 11:07
Pamje nga videoja

Ky është momenti kur bashkëshorti grek i Caroline Crouch përqafon nënën e gruas së tij gjatë një përkujtimore në varreza.

Gjithçka ndodh vetëm pak përpara se Babis Anagnostopoulos, 33 vjeç, të shoqërohej nga policia me helikopter për në zyrat e policisë kriminale. Policët iu afruan atij dhe i thanë se duhej të vinte me ta, pasi kishte zhvillime të rëndësishme.

Më pas i thanë se duhej të fikte celularin. “Mos bëj skena pasi ka shumë kamera televizive,” i thanë policët. “Kemi arrestuar një të dyshuar në aeroport dhe duhet ta identifikosh”, shtuan ata.

Mamaja e 20-vjeçares britanike e pyeti se ku po shkonte dhe ai tha se duhej të identifikonte të dyshuarin. Mes tij dhe vjehrrës pati një përqafim të gjatë dhe lot.

Babis nuk e dinte se pak orë më vonë do i vendoseshin prangat dhe ai do rrëfente krimin e rëndë. Ai pranoi se e vrau gruan e tij duke e mbytur me një rrobë në gojë. Më pas mbyti edhe qenin për të krijuar idenë se kishte ndodhur një grabitje e dhunshme.

Babis, një pilot 33-vjeçar, kishte ndërtuar një plan që u rrëzua plotësisht nga gjurmuesi që mbante në dorë Caroline. Ai tregonte se zemra e saj kishte pushuar shumë përpara se të ndodhte ‘grabitja’ e supozuar.

Të dhënat nga telefoni i Babis tregonin se ai kishte lëvizur shpesh nëpër shtëpi gjatë kohës kur kishte deklaruar se grabitësit e kishin lidhur në krevat.

Edhe të dhënat e kamerave të sigurisë ishin hequr përpara se të ndodhte krimi i pretenduar nga Babis.

Ky i fundit u detyra të pranojë krimin pas tetë orësh në pyetje. Ai tha se e kishte vrarë të shoqen pasi ajo e kishte kërcënuar se do e linte dhe se do i merrte me veten edhe fëmijën.

Policia greke tha se ata kishin dyshime për Babis që në momentin e parë kur e panë. Ai dukej shumë i ftohtë në deklarimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat