Hailee Steinfeld në Londër, aktorja promovon filmin e ri të Disney-t “Hexed”

Bota e Yjeve

Hailee Steinfeld në Londër, aktorja promovon filmin e ri të Disney-t “Hexed”

Nga: A.M. Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 19:32
Hailee Steinfeld gjatë vizitës në studiot e BBC-së në Londër

Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Hailee Steinfeld, është fotografuar teksa mbërrinte në studiot e BBC-së në Londër, ku po merr pjesë në aktivitete promovuese për filmin e ri të animuar të Disney-t, “Hexed”.

Në këtë projekt të ri të Walt Disney Animation Studios, Steinfeld i jep zërin personazhit kryesor, Billie Doe, një vajze adoleshente impulsive dhe jokonvencionale, e cila zbulon se posedon aftësi të fshehta magjike.

Pas zbulimit të këtyre aftësive, Billie përfshihet në një aventurë në botën magjike të shtrigave, të quajtur Hexe. Gjatë rrugëtimit, ajo bashkohet me nënën e saj të kujdesshme, Alice, së cilës zërin ia jep aktorja Rashida Jones. Së bashku, ato zbulojnë sekrete familjare që mund të ndryshojnë përgjithmonë botën e shtrigave.

Image
Hailee Steinfeld gjatë vizitës në studiot e BBC-së në Londër

Filmi sjell një kast të njohur aktorësh që kontribuojnë me zërat e personazheve, përfshirë Jodie Foster, Walton Goggins, Tracey Ullman, Stephen Fry, Henry Winkler dhe Dan Stevens.

Regjinë e filmit e kanë realizuar Fawn Veerasunthorn dhe Jason Hand, ndërsa prodhimi është bërë nga Roy Conli dhe Yvett Merino.

Image
Hailee Steinfeld gjatë vizitës në studiot e BBC-së në Londër

Një tjetër element i projektit është edhe interpretimi i ri i këngës “Magic” nga grupi The Cars, i realizuar nga Hailee Steinfeld për kolonën zanore të filmit.“Hexed” është planifikuar të dalë në kinema më 25 nëntor 2026 në SHBA, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar më 27 nëntor 2026.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat