Gjendet 2-vjeçari në pyll pas 36 orësh

Evropë

Gjendet 2-vjeçari në pyll pas 36 orësh

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 13:36
Pamje gjatë takimit të djalit me familje

Një 2-vjeçar u gjet gjallë në një zonë me shkurre dhe pyll të dendur 36 orë pasi ishte larguar nga shtëpia e tij, në një operacion kërkimi ku u përfshinë dhjetëra persona.

Banorët e zonës që dolën vullnetarë për të gjetur Noah, tregojnë se vogëlushi u gjet rreth 3 km larg banesës së tij në Proenca-a-Velha, një rajon i vogël në qendër të Portugalisë.

Djali i vogël është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet në spital për dehidratim.

Një moment shumë emocional ishte dhe ai kur prindërit e takuan.

Noah raportohet të jetë larguar nga banesa në orët e para të mëngjesit, pasi babai i tij fermer kishte dalë për të punuar.

Vogëlushi ka zbritur nga krevati i tij dhe pasi ka gjetur derën hapur ka ecur nëpër pyje.

Sipas ekspertëve mendohet se djali mund të ketë ecur deri në rreth 10 km përreth zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat