Gjermania hap dyert për këto shtete

Evropë

Gjermania hap dyert për këto shtete

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 11:23
Gjermania

Qeveria Federale e Gjermanisë bazuar në rënien e rasteve të infektimeve me COVID-19, ka marrë vendim që të lejojë hyrjen në Gjermani për qytetarët nga SHBA-ja, Tajvani, Hong Kongu, Makau, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Libani.

Qytetarët e këtyre shteteve lejohen të futen në territorin gjerman për çfarëdo qëllimi, përfshirë edhe turizmin.

Kjo rregullore që nuk përfshinë Kosovën, do të zbatohet nga 20 qershori.

Ky vendim ka ardhur pas rekomandimit të bërë nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian.

Lista e vendeve të treta nga të cilat dikush mund të udhëtojë në Gjermani pa kufizime është zgjeruar në një total prej 15 vendeve. Përveç atyre të reja, ato tashmë përfshijnë Australinë, Izraelin, Japoninë, Zelandën e Re, Singaporin, Korenë e Jugut dhe Tajlandën.

Kushdo që banon në një nga këto vende mund të hyjë në Gjermani pa ndonjë arsye të rëndësishme për të udhëtuar dhe pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat