Polonia vendos karantinë për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar

Evropë

Polonia vendos karantinë për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Polonia ka vendosur karantinë për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar.

Autoritetet njoftojnë se për udhëtarët nga Britania do të vendet një karantinë 7 ditore si masë për parandalimin e përhapjes së Covid.

Aktualisht Britania ka shënuar rritej të rasteve të variantit Delta, duke u kthyer kështu në një shqetësim për vendin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Poloni, Wojciech Andrusiewicz tha se vendimi do të hyjë në fuqi nga e mërkura, pra qytetarët do të futen në karantinë edhe nëse do të kenë test negativ të Covid.

Ndërsa sqarohet se këto rregulla nuk do jenë të vlefshme për udhëtarët që kanë marrë të dyja dozat kundër Covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat