Antony Blinken vizitë Evropës, arrin në Gjermani

Evropë

Antony Blinken vizitë Evropës, arrin në Gjermani

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 09:04
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken arriti në Berlin të mërkurën.

Ai është në një vizitë evropiane që përfshin ndalesa në Gjermani, Francë, Itali dhe Qytetin e Vatikanit.

Blinken është planifikuar të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ministrin e Jashtëm Heiko Maas derisa do të jetë në Gjermani.

Ai do të marrë pjesë në Konferencën e Dytë të Berlinit mbi Libinë, ku ai do të takohet me udhëheqës libianë dhe të tjerë, raporton AP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat