Greqia nga e hëna do të heqë shtetrrethimin dhe maskat

Evropë

Greqia nga e hëna do të heqë shtetrrethimin dhe maskat

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 18:12
Ilustrim

Greqia lehtëson akoma më shumë masat kundër koronavirusit. Autoritetet shëndetësore të vendit fqinj vendosën që duke filluar nga nesër të hiqet detyrimi për të mbajtur maskën në ambientet e jashtme, ndërsa urdhri mbetet në fuqi për brenda.

Por nuk mbaron me kaq. Greqia nga e hëna do të heqë shtetrrethimin duke mos lënë në fuqi asnjë kufizim të lëvizjes natën.

Gjithashtu u vendos përjashtimi i punëtorëve të vaksinuar nga detyrimi për të kryer vetë-teste në vendet e punës. Nga 5 persona, brenda lokaleve tashmë në tavolina do të lejohen 10.

Aktivitetet në natyrë do të lejohen jo më shumë se 300 persona. Rregulla të veçanta janë vendosur edhe për plazhet dhe kufizimet për të shmangur mbipopullimin. Nëpunësit civilë të vaksinuar mund të kthehen në punë personalisht.

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 520 raste të reja dhe 14 viktima nga COVID-19, teksa vendi është hapur për turistët prej disa javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat