Greqia tregon tanket

Evropë

Greqia tregon tanket

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 22:30
Stervitja

Ushtria greke po zhvillon një stërvitje ushtarake qëllimi i së cilës është përmirësimi i manovrave dhe kalimi nga njëri breg në tjetrin në rast lufte dhe kërcënimi. Stërvitja me batalionin e këmbësorisë u zhvillua në lumin Axios.

Faza përfundimtare e stërvitjes u ndoq nga Gjeneral Lejtnant Anastasios Spanos.

Spanos u shpreh se dëshmoi nivelin e lartë të trajnimit dhe gatishmërisë operacionale të stafit.

Image
Stervitja

Por stërvitja duket se nuk ishte thjeshtë për përmirësimin e manovrave, por edhe një mesazh nga Greqia për të treguar fuqinë, teksa në vitin e fundit ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me Turqinë për shkak të kufirit detar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat