Varianti Delta/ Macron: Duhet të tregohemi vigjilent

Evropë

Varianti Delta/ Macron: Duhet të tregohemi vigjilent

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 16:05
Emanuel Macron

"Varianti Delta është shqetësues".

Presidenti i Francës, Emanuel Macron shprehu shqetësimin ndaj variantit Delta, duke i bërë thirrje vendeve të tregohen vigjilentë.

Ai shtoi se mutacioni Delta duket se po prek më shumë individët e pavaksinuar ose ata që kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës dhe për këtë arsye duhen të përshpejtohen fushatat e vaksinimit.

Ai gjithashtu shtoi se BE duhet të marrë vendime të koordinuara në lidhje me hapjen e kufijve të saj për vendet e treta, dhe gjithashtu me njohjen e vaksinave që nuk janë miratuar nga Coreper.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat