Dukesha e Kembrixhit Kate ka një detyrë të re

Evropë

Dukesha e Kembrixhit Kate ka një detyrë të re

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 06:57
Kate Middleton

Dukesha e Kembrixhit Kate ka një detyrë të re: ajo do të jetë sponsore e një luftanijeje në ndërtim e sipër.

Bashkëshorti i saj, Princi William e bëri njoftimin sot gjatë një vizite në zonën e kantierit detar të Govanit në Glasgou, Skoci.

Duke folur në “BAE Systems”, William tha se gjyshja e tij: “Mbretëresha Elizabeth ka caktuar që Dukesha e Kembrixhit të sponsorizojë “HMS Glasgow”, që po ndërtohet”.

Sipas zyrës së saj në Pallatin Kensington, kjo do të thotë se Kate, 39 vjeçe, do të ketë një lidhje personale “të fortë dhe të qëndrueshme për një kohë të gjatë me anijen dhe ekuipazhin e saj, shpesh duke festuar momente historike, duke mbështetur ngjarje dhe zhvendosje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat