Ukrainë: Parakalim me taka

Evropë

Ukrainë: Parakalim me taka

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 16:19
Ukrainë

Në Ukrainë është ndezur një debat mbi seksizmin pas publikimit të fotografive zyrtare të parakalimit të ushtareve të mbathura me taka në vend të çizmeve ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka ndezur një debat në lidhje me seksizmin pas shfaqjes së fotografive zyrtare të parakalimit të ushtareve që kishin mbathur taka në vend të çizmeve ushtarake. ⁣

⁣Fotografitë u bënë gjatë provave për paradën ushtarake të Ukrainës, e cila do të zhvillohet në gusht për të përkujtuar 30-vjetorin e pavarësisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.⁣

Image

⁣"Sot, për herë të parë, stërvitja zhvillohet me këpucë me taka", tha një ushtare. "Është pak më e vështirë se me çizme ushtarake por ne po përpiqemi."

⁣Kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes shkaktoi një valë kritikash. Anëtarja e parlamentit, Inna Sovsun tha se: "Vështirë se dikujt tjetër mund t'i shkonte në mendje një ide më idiote dhe e dëmshme." Ajo shtoi se gratë ushtare - sikurse burrat - po rrezikojnë jetën e tyre dhe "nuk meritojnë të tallen". ⁣

Image

⁣"Një turp i vërtetë" që tregon "mendësinë mesjetare" të autoriteteve ukrainase, ishin disa nga komentet e tjera. ⁣

⁣Aktualisht në forcat e armatosura të Ukrainës shërbejnë më shumë se 31,000 femra, përfshirë këtu edhe më shumë se 4,000 oficere./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat