Çiklistet në Gjermani protestojnë topless

Evropë

Çiklistet në Gjermani protestojnë topless

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 21:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qindra protestues kanë dalë në rrugët e Berlinit të zhveshur, duke kërkuar barazi gjinore përmes udhëtimit me biçikleta.

Aksioni publik u organizua me nxitim pasi një nënë franceze, Gabrielle Lebreton, u hoq nga një park ujor në Berlin nga policia muajin e kaluar pasi ajo refuzoi të vishte bluzën.

Burrat mbuloheshin me sytjena, ndërsa gratë pa këmisha qarkullonin nëpër qytet me fraza të tilla si “Lironi gjoksin tim” dhe “Trupi im, zgjedhja ime” e të shkruar në trupat e tyre.

Image

Burrat ‘duke qëndruar në solidaritet’ me gratë sot u këshilluan të vishnin një sytjena apo bikini.

Sipas mediave lokale, Gabrielle Lebreton dhe një mik i saj kishin marrë dy fëmijë për të luajtur në parkun e notit, dhe ajo kishte veshur rroba banje, shkruan Dailymail.

Kur u pyet nga rojet për të mbuluar gjoksin e saj, ajo në mënyrë të përsëritur pyeste pse duhej ta bënte atë. Lakuriqësia e pjesshme nuk është e ndaluar nga ligji në Gjermani, edhe pse pronarët e pronave mund të vendosin kufizime të caktuara në zona të veçanta që ata zotërojnë.

Image

Gabrielle tha për Berlin Zeitung se largimi nga oficerët e policisë ishte një mundësi për të ‘tërhequr vëmendjen për trajtimin e pabarabartë të burrave dhe grave dhe për të organizuar një takim “të gjinjve të barabartë për të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat