Vrasja makabre e 26-vjeçares, sherri nisi pasi ngatërruan rrugë, ia përplasi kokën në shkëmbinj

Evropë

Vrasja makabre e 26-vjeçares, sherri nisi pasi ngatërruan rrugë, ia përplasi kokën në shkëmbinj

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 11:11
Garyfallia Levakou nga i dashuri i saj 30-vjeçar

Detaje të reja janë bërë me dije nga vrasja e 26-vjeçares greke Garyfallia Levakou nga i dashuri i saj 30-vjeçar. Sipas atyre që i riu ka thënë në polici, debati mes tyre nisi pas një sherri në makinë sepse 26-vjeçarja kishte ngatërruar rrugën.

Ata ishin nisur për një destinacion në ishullin Folegandros por autori humbi rrugën.

Ai e fajësoi atë se nuk i kishte ndjekur udhëzimet e rrugës që të çonte në destinacion duke provokuar një sherr të ashpër mes tyre.

Sipas rrëfimit të të riut ai uli aksidentalisht frenat e dorës dhe makina doli nga rruga për të përfunduar buzë shkëmbinjve. 26-vjeçarja doli nga makina, por ai e ndoqi dhe e përplasi në det, duke i përplasur kokën nëpër shkëmbinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat