Thirrje për vaksinim të detyrueshëm për mësuesit

Evropë

Thirrje për vaksinim të detyrueshëm për mësuesit

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 00:58
Ilustrim

Shoqata e Shkollave të Mesme në Itali, i ka kërkuar qeverisë të vendosë me detyrim vaksinimin për mësuesit dhe administratorët e të gjithave shkollave në vend.

“Në mënyrë që shkollat të rihapen në shtator , në siguri të plotë, atëherë vaksinimi i mësuesve dhe të gjithëve punonjësve në shkolla.

Në këtë mënyrë do të jemi më të sigurt”, ka bërë me dije shoqata e mësuesve.

Pritet që të premten përfaqësues të tyre të takohen me ministrin e Arsimit, Patricio Bianchi, ndërsa janë shprehur se do t’i paraqesin të gjitha propozimet e tyre në lidhje me situatën e Covid.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat