Mblidhet qeveria italiane

Evropë

Mblidhet qeveria italiane

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 17:25
Ilustrim

Qeveria italiane do të marrë sot një vendim përfundimtar mbi planin e pasaportës së gjelbër të vaksinimit që krijon akses në disa shërbime, si vizita në zona kulturore etj. Disa zona italiane nisin rregullin e ri nga java tjetër, por vendimi final do të merret sot. Kjo pasi disa nga autoritetet rajonale kanë kundërshtuar planin e qeverisë.

Kryeministri italian Mario mbledh ministrat në orën 5 dhe ku do të marrë vendimin përfundimtar. Fillimisht u diskutua që të zbatohej plani francez: Ku për të hyrë në klube, avionë, trena, kinema, palestra etj kërkohet vaksina, vërtetim shërimi apo testi negativ të Covid.

Presidentët rajonalë kanë kërkuar që Green Pass të vendoset vetëm për ngjarje sportive, koncerte, klube nate, panaire dhe konferenca. Por jo në vende të përditshme si restorantet, kinematë, teatrot, palestrat ose pishinat.

Por a do funksionte një sistem i tillë me ndarje? Burime nga qeveria për Ansa.it kanë thënë se qëllimi është të vendoset një sistem që të mund të ketë një bashkëjetesë të sigurt me virusin.

Ndërsa asgjë nuk është njoftuar ende zyrtarisht, mediat italiane sugjerojnë se koha e dekretit të ri do të thotë që ndryshimet mund të hyjnë në fuqi që të hënën e ardhshme, 26 korrik.

Pasaporta e vaksinimit në Itali ka qenë në përdorim që nga 17 qershori, por aktualisht është e nevojshme vetëm për udhëtime ndërkombëtare brenda Evropës dhe mund të përdoret për të hyrë në shtëpitë e kujdesit ose evente të mëdha si koncerte, ndeshje sportive dhe ceremoni martesore.

Autoritetet shëndetësore italiane kanë thënë se pasaporta dhe aksesi tek shërbimet, mund të nxisë qytetarët që të bëjnë vaksinën pasi ka pasur rritje të ndjeshme të të infektuarve me variantin shumë ngjitës të virusit, Delta.

Tani për tani, çdo pjesë e Italisë klasifikohet si një zonë ‘e bardhë’ pra me rrezik të ulët nga Covid.

Nëse rajonet bëhen ‘të verdha’, kufizimet e rinovuara do të përfshinin kufizime në ngrënien në ambiente të mbyllura në restorante dhe kthimin e kërkesës për të mbajtur maska ??jashtë në të gjitha vendet publike.

Shumë njerëz të cilët janë vaksinuar po ashtu raportojnë se kanë probleme të marrin kodin dixhital dhe probleme të tjera teknike.

Ndërkohë ka pyetje se si skema mund të zbatohet në praktikë, pasi komentuesit argumentojnë se vetëm policia, dhe jo pronarët e bizneseve, do të kishin të drejtën të kontrollonin pasaportat e vaksinimit.

Në këtë moment certifikata shëndetësore dixhitale e Italisë është në dispozicion për njerëzit që janë vaksinuar, testuar ose shëruar. Duket se rregullat për udhëtimet do të mbeten të njëjta, por edhe mund të ketë ndryshime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat