Greqia e “kërcënuar” nga Delta

Evropë

Greqia e “kërcënuar” nga Delta

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 08:00
Ilustrim

Mutacioni Delta i koronavirusit po përhapet me ritme të shpejta në Greqi.

Autoritetet bëjnë me dije se shkalla e rritjes së rasteve të reja është ulur, por në Selanik dhe Mykonos ka një shtim të pacientëve në spitalet Covid.

Ekspertët shprehen se i gjithë vendi tashmë është zyrtarisht në kërcënimin e mutacionit Delta, kjo edhe për shkak të hyrjeve dhe daljeve të shtuara të qytetarëve në këtë sezon turistik.

Kjo ka shtuar edhe ankthin e ekspertëve për parandalimin e pandemisë, pasi brenda një muaji mutacioni Delta ka shënuar rritje me 60%.

Në analizën e kryer ditën e sotme të 359 mostrave rezultoi se 219 prej tyre kishin të bënin me mutacionin Delta, 97 me variantin Alfa dhe 16 me Beta varianti i identifikuar në Afrikën e Jugut.

Sipas këtyre të dhënave aktualisht mbizotërues është varianti Indian, regjistruar me 80% në Kretë, 50% Epir dhe 25,13% në Atikë.

Ekspertët arsyetojnë se rritja e rasteve me këtë variant është për shkak të tranmetueshmërisë së tij më të lartë në krahasim me të tjerët.

Anëtarja e Komitetit të Ekspertëve, Van Papaevangelou është shprehur se e shqetësuar për për përhapjen e Covid tek të rinjtë e moshës 15-25-vjeç,duke rrezikuar në këtë mënyrë grupmoshën e moshuar të cilët nuk kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Vetëm gjatë 12 dhe 18 korrikut janë regjistruar 3,163 raste që i përkisnin grupmoshës 40 deri në 60-vjeç, një rritje kjo sipas Papaevangelou me 75% në krahasim me javët e kaluara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat