Kapen kokat e trafikut Turqi-Greqi

Evropë

Kapen kokat e trafikut Turqi-Greqi

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 23:28
Policia bullgare dhe hungareze ndalojnë 43 trafikantë

43 trafikantë që transportonin klandestinë nga Turqia për në Greqi janë arrestuar në kuadër të një operacioni Grek. Përveç 442 migrantëve, policia sekuestroi dhe 25 automjete luksoze dhe prova të tjera materiale. 

Forcat e policisë bullgare dhe hungareze kanë bërë të mundur arrestimi e kokave  e të trafikut të  klandestinëve turq për në shtetin e  Greqisë.

Mësohet se gjatë arrestimit, trafikuesit dhe 15 migrantët tentuan të arratisen, e për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta.

15 migrantët ishin të paketuar në pjesën e mbrapme të një makine luksoze dhe po lëviznin nga Turqia për në Greqi përmes rajonit kufitar Evros me një shpejtësi marramendëse 250 km/h për të shmangur policine.

Gjatë këtij operacioni policia arriti të kapte gjithsej 43 trafikues ndërsa 1 tjetër vdiq në aksident.

Gjithashtu forcat hungareze dhe bullgare sekuestruan 25 automjete, telephone, karta sim, pajisje kripto-monedhash dhe para.

Automjetet ishin regjistruar në Bullgari e disa në Gjeorgji. Ato ishin  një përzierje e automjeteve të ndryshme të nivelit të lartë luksoz, "marka të shtrenjta Evropiane".

Në total, 442 migrantë u arrestuan, nga të cilët 13 u plagosën.

Trafikuesit mendohet se mblidhnin rreth 2,000 dhe 2,500 € për person dhe transportin e kryenin me 15 persona për cdo automjet.

Ky operacioni u krye nën ombrellën e Planit Kombëtar Operacional Grek të nënshkruar nga Europol dhe Policia Greke në qershor 2016.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat