Temperatura deri në 44 gradë Celsius/ Greqia e pashpresë përballë flakëve

Evropë

Temperatura deri në 44 gradë Celsius/ Greqia e pashpresë përballë flakëve

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 06:44
Greqi

Teksa Greqia po lufton prej ditësh me flakët që kanë përfshirë rajone të tëra duket se parashikimi për temperaturat do ta përkeqësojë edhe më shumë situatën. Sipas autoriteteve greke moto i nxehtë do të  përshkallëzohet gjatë fundjavës dhe meterologët kanë paralajmëruar nga për temperatura jashtëzakonisht të larta.

Temperaturat ekstreme priten të hënën, sipas parashikimit të meteos , pasi termeometri do të “ngjitet” në 44 gradë Celsius në Atikë.

Ndërkohë që shumë vatra zjarri vazhdojnë të jenë active në të gjithë HGreeqinë por më e rënduar gjendja paraqitet në Patras ku më shumë se 150 zjarrfikës janë në betejë për  shuarjen e flakëve.  Tre persona, mes tyre një zjarrfikës, u dërguan në spital për shkak të plagëve të marra.

Situata në zonë konsiderohet e vështirë me erërat e stuhishme që kanë çuar në përhapjen e zjarrit.

Më herët, përveç Drosisë, fshati Pteri ishte evakuuar, me zjarrin që kishte arritur në shtëpitë e para.

Më herët, një grua banuese në Souli, Patras dhe një zjarrfikës u transportuan në Spitalin Universitar të Rio me ndihmën e EKAB, në mënyrë që t’u siguronin ndihmën e parë. Të dy personat ndienin siklet (zbehje dhe probleme me frymëmarrjen) për shkak të temperaturave të larta që mbizotëronin në zonë për shkak të zjarrit.

Një zjarrfikës tjetër u transportua nga zona e Erymanthia në Qendrën Shëndetësore të zonës dhe më pas në Spitalin Universitar të Patras. Gjithashtu, në Qendrën Shëndetësore të Sektorit Jugor të Patras, ndihma e parë iu dha një banori të zonës me një mavijosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat