Polonia përmbytet nga… birra!

Evropë

Polonia përmbytet nga… birra!

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 18:29
Ilustrim

Një polak mbi moshën 15 vjeç pi mesatarisht 272 kanoçe gjysmë litroshe birrë në vit, sipas një raporti të ri mbi rritjen e konsumit të birrës në Poloni të përpiluar nga instituti ”Jagiellonian”.

Shifra pasqyron popullaritetin në rritje të konsumit të birrës në një vend që ka qenë prej kohësh i lidhur me vodkën.

“Për 30 vjet ne kemi parë një rritje të konsumit të birrës në Poloni dhe kjo ka çuar në një rritje të sasisë së alkoolit të pastër të konsumuar për person”, tha Katarzyna Oblakowska, sociologe dhe autore e raportit, e titulluar “Polonia përmbytet nga birra”.

Sipas raportit, birra është përgjegjëse për konsumin mesatar të një polakut prej 5,34 litrash alkool të pastër në vit, dhe likereve dhe verërave për 3,7 litra dhe 0,74 litra, respektivisht.

Të dhënat nga Agjencia Shtetërore për Parandalimin e Problemeve të Lidhura me Alkoolin tregojnë se në 1992 sasia e alkoolit të konsumuar ishte 38,6 litra për person, por tashmë kjo shifër ishte rritur në mënyrë dramatike në 97,1 litra për person.

Statistikisht, çdo polak, përfshirë foshnjat, pi 194 kanoçe birre 0,5 litra në vit.

Sipas Artur Bartoszewicz, ekonomist në Shkollën Ekonomike të Varshavës dhe bashkautor i studimit thotë se ”një shenjë shqetësuese është se shumica e polakëve nuk e identifikojnë birrën si alkool”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat