“Atdheu ynë po digjet”, vullnetarë rusë nisen të luftojnë me flakët në Siberi

Evropë

“Atdheu ynë po digjet”, vullnetarë rusë nisen të luftojnë me flakët në Siberi

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 14:45
Foto

Ivan Fyodorov, 65 vjeç edhe djali i tij 42-vjeçar, Piotër janë dy prej shtetasve rusë që kanë vendosur të dalin vullnetarë e të ndihmojnë zjarrfikësit e përballur me ferrin e flakëve në Siberi.

At e bir duan të japin ndihmësen e tyre në përpjekjet për të penguar që muri i zjarrtë t’i afrohet tokës së tyre në Yakutia. Prej tre vjetësh tashmë, zjarret pyjore e kanë goditur këtë rajon me një egërsi të pashoqe, duke zhuritur hapësira të mëdha të pyjeve të tij legjendare veriore të njohura si “tajga”.

Fyodorov rrëfen sesi kur zjarret mbërritën për herë të parë pranë fshatit të tyre Byas-Kyuel në qershor, ata arritën t’i zbrapsin.  Por flakët u afruan edhe dy herë të tjera. Zjarrfikësit rrëfejnë se në atë pikë, e patën shumë të vështirë t’i bënin ballë vetë. Por kur ndërhynë vullnetarët, situata ndryshoi.

“Falë tyre, ne mundëm ta merrnim gjendjen nën kontroll”, rrëfyen zjarrfikësit që shtojnë se Piotër i ka ndihmuar për 17 ditë rresht ndërsa pjesëtarë të tjerë të familjes së tij kanë udhëtuar për të paktën 4 orë me makinë nga kryeqendra rajonale, Yakutsk për të dhënë ndihmesën e tyre.

Për të shuar flakët masive në Siberi është angazhuar edhe ushtria ruse, që ka përdorur avionë cisternë nga ajri dhe ekskavatorë të fuqishëm në tokë në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve në pyje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat