Australia ka vaksinuar vetëm 17% të popullsisë

Evropë

Australia ka vaksinuar vetëm 17% të popullsisë

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 12:38
Ilustrim

Australia ka vaksinuar vetëm 17% të të rriturve në vend. Ndërsa pesë milionë banorë të Sidneit ndodhën në karantinë për shkak të përhapjes së variantit Delta.

Vendi ka regjistruar 3,000 raste që nga mesi qershorit. Australia ka nxjerrë helikopterët e ushtrisë për t’u siguruar që qytetarët të respektojnë karantinën. Madje ka miratuar gjobë deri në 500 dollarë për personat që nuk mbajnë maska.

“Ky është një urdhër për shëndetin publik: mos shkelni rregullat! Do të gjobiteni nëse i shkelni”, ishin disa nga thirrjet që autoritetet i bënë qytetarëve.

Australia ka regjistruar 34,381 raste dhe 924 viktima që nga fillimi i pandemisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat