Rusia nis vaksinimin e të pastrehëve kundër Covid

Evropë

Rusia nis vaksinimin e të pastrehëve kundër Covid

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 14:57
Ilustrim

Dy organizata bamirësie në Shën Petersburg kanë filluar vaksinimin e të pastrehëve të cilët nuk mund të vaksinohen kundër COVID-19 pasi nuk kanë asnjë dokument.

Dhjetëra të pastrehë që qëndrojnë në strehimore dhe flenë në rrugë janë vaksinuar me një dozë të Sputnik V Light.

Të pastrehët shprehen se të gjithë duhet të vaksinohen për sa kohë që virusi është ende në qarkullim, si dhe theksojnë se nuk kanë pasur probleme pas marrjes së dozave.

Shën Petersburg ka mbi 100 qendra vaksinimi, por vetëm qytetarët rusë me ID kombëtare dhe një certifikatë të sigurimit shëndetësor mund të kenë qasje në to.

Më pak se 20% e popullsisë janë vaksinuar  kundër COVID-19, dhe vetëm 27% kanë marrë të paktën një dozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat