Sulmi në Kabul, Britania merr vendimin e rëndësishëm

Evropë

Sulmi në Kabul, Britania merr vendimin e rëndësishëm

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 22:22
Boris Johnson

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë me opeacionin e evakuimeve nga Kabuli pavarësisht sulmit të ndodhur ditën e sotme në aeroportin e tij.

Ka qenë vetë Kryeministri Boris Johnson që ka konfirmuar se evakuimet nuk do të ndërpriten.

“Mund të konfirmoj se është një sulm terrorist barbar, që duket si një seri sulmesh, në aeroportin e Kabulit, në turmat e aeroportit, në të cilat anëtarë të ushtrisë amerikane kanë humbur jetën dhe po ashtu edhe shumë qytetarë afganë. Mendoj se këto sulme janë të përçmueshme, por kam frikë se është diçka për të cilën na është dashur të përgatitemi. Kjo nuk do ta ndërpresë progresin tonë, do të vazhdojmë me evakuimin”.

Sipas Kryeministrit britanik, qeveria e tij ka tërhequr pjesën më të madhe të njerëzve që ishin të përshtatshëm për t’u larguar nga Afganistani për në Mbretërinë e Bashkuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat