Erdogan në Sarajevë për të hapur një xhami, qindra qytetarë dalin ta presin

Evropë

Erdogan në Sarajevë për të hapur një xhami, qindra qytetarë dalin ta presin

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 17:21
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mbërriti në Sarajevë i shoqëruar nga gruaja Emine dhe një delegacion i gjerë, ku ishin dhe dy ministra. Dy aeroplanë u ulën në aeroportin e Sarajevës. Njëri me anëtarët e delegacionit dhe tjetri presidencial.

Vizita e Erdogan në Sarajevë është me ftesë të anëtarëve të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës.

Si fillim Erdogan do të vizitojë varrezat e dëshmorëve Kovaçi, ku u varros presidenti i parë boshnjak, Alija Izetbegoviq më pas do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Xhamisë së rinovuar Basçarsija, e financuar nga Turqia.

Aty qindra banorë të cilët i kishin dalë për ta pritur.

Erdogan dhe gruaja e tij gjithashtu do të marrin pjesë në dasmën Jasminës, vajzës së Bakir Izetbegoviq. Dasma fetare do të zhvillohet në xhaminë Gazi Husrev-beg dhe Erdogan është kumbari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat