Rrugët e Italisë me policë

Evropë

Rrugët e Italisë me policë

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 18:59
Rrugët e Italisë me policë

Policia italiane ka rritur kontrollet dhe është shtuar në numër kryesisht në stacione pas kërcënimeve nga protestuesit për të bllokuar udhëtimet e trenave. Sot është dita e parë ku kërkohet Green Pass dhe ata kundërshtojnë.

Certifikata e vaksinës tani kërkohet me detyrim për fluturimet me avion brenda Italisë, për udhëtimet me traget, për udhëtimet me tren në distanca të gjata apo të shpejta, si dhe në shkolla dhe Universitete. Rritja e forcave të sigurisë u raportua në stacionet në Romë, Milano dhe në Firence.

Ministri i jashtëm Luigi Di Maio ka dënuar klimën e urrejtjes së përhapur për nisjen e kërkesës së Green Pass (Pasaportës së gjelbër të vaksinimit). Ai është një prej politikanëve të shënjestruar nga protestuesit anti-vaksinës në ditët e fundit. Gazetarët dhe ekspertët mjekësore janë ankuar gjithashtu se janë ndjekur dhe ofentuar. Ndërsa vetë Di Maio është përballur me kërcënime deri në vdekje përmes mesazheve në rrjetet sociale.

Green Pass, si në formë digjitale ashtu dhe në letër, përmban dëshmi se personi ka bërë të paktën një dozë të vaksinës, që është shëruar kohët e fundit nga Covid ose që ka kryer testin dhe i ka rezultuar negativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat