Ish-ministrja e Shëndetësisë hetohet për menaxhimin e pandemisë me COVID-19

Evropë

Ish-ministrja e Shëndetësisë hetohet për menaxhimin e pandemisë me COVID-19

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 01:00
Agnès Buzyn

Ish-ministrja franceze e Shëndetësisë, po hetohet për mënyrën se si e kishte menaxhuar pandeminë me COVID-19 në fillim të saj.

Prokurorët kanë deklaruar se Agnès Buzyn, është nën hetime nën dyshimin për “rrezikim të jetëve të të tjerëve”, pasi kishte lënë detyrën në shkurt të vitit 2020, për shkak të përpjekjeve të dështuara për tu bërë kryetare e Parisit.

Një gjykatë e posaçme për sjelljen e keqe të Qeverisë do të vendosë nëse do ta ndjekë atë.

Kjo është një nga rastet e para në botë kur një ministre bëhet përgjegjëse për mënyrën e reagimit ndaj pandemisë.

Buzyn mund të përballet po ashtu me akuza për “dështim të luftimit të sëmundjes”, shkruan gazeta prestigjioze franceze, Le Monde.

Në një seancë gjyqësore të premten, 58-vjeçarja ka thënë se mirëpret mundësinë për të shpjeguar veten dhe "për të vërtetuar të vërtetën".

Ajo ka deklaruar po ashtu se nuk do të lejonte që aksionet e Qeverisë dhe ajo vetë të diskreditohen kur siç ka thënë, është bërë aq shumë që vendi të përgatitet për krizën globale shëndetësore.

Buzyn kishte pranuar detyrën e ministres së Shëndetësisë së Francës në maj të vitit 2017, mirëpo kishte dhënë dorëheqje vetëm pak javë pasi ishin konfirmuar rastet e para me COVID-19 në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat