Policja zbulon mesazhet seksiste në grupin e njësitit policor në WhatsApp

Evropë

Policja zbulon mesazhet seksiste në grupin e njësitit policor në WhatsApp

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 22:28
Rhona Malone

Një police skoceze ka zbuluar disa mesazhe seksiste në një grup në Whataspp, ku ishin disa njësi të policisë.

Rhona Malone, ka thënë se shefi i saj, inspektori Keith Warhurst, e quajti partneren shtatzënë të një kolegu si “një kurvë e shëndoshë”.

Përveç kësaj, duke iu referuar një policeje grua, ai i tha një rreshteri se “Ti do të përfundosh duke e bërë këtë gjë, gjithashtu”.

Për të mos mbaruar me kaq, ai dërgoi në grup edhe fotografi të grave të zhveshura, shkruajnë mediat në Britani.

Por këto nuk janë rastet e vetme. Një police ka dhënë dorëheqje për shkak të seksizmit, pasi sipas saj, një instruktor kishte thënë se gratë nuk duhet të ishin oficere “sepse ato kishin menstruacione dhe kjo do të ndikonte në temperamentin e tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat