Alexander Schallenberg betohet si kancelar i Austrisë

Evropë

Alexander Schallenberg betohet si kancelar i Austrisë

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 14:53
Alexander Schallenberg

Ministri i jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, është betuar këtë të hënën si kancelar, disa ditë pasi Sebastian Kurz ofroi dorëheqjen nga ky post.

Ish-kancelari Kurz dhe Kancelaria është nën hetime për keqpërdorim të parasë publike gjatë periudhës 2016-2018.

Kurz dhe nëntë persona të tjerë dyshohen se me para të buxhetit knë paguar një gazetë për raportime pozitive.

E njëjta gazetë ka bërë sondazhe të rrejshme për popullaritetin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat