Policia britanike: Vrasja e ligjvënësit ishte incident terrorist

Evropë

Policia britanike: Vrasja e ligjvënësit ishte incident terrorist

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 10:18
Zyrtarë policorë duke ruajtur zonën ku ka ndodhur sulmi me thikë në Britani

Sulmi me thikë ndaj një ligjvënësi konservator në lindje të Anglisë ka qenë incident terrorist, ka thënë Policia britanike.

“Hetimet fillestare kanë vënë në pah motivin potencial të lidhur me ekstremizëm islamik”, ka thënë Policia Metropolitane në një deklaratë të lëshuar më 16 tetor.

Në deklaratë është thënë se hetuesit policorë besojnë se sulmuesi ka vepruar i vetëm.

David Amess, 69-vjeçar, është therur disa herë më 15 tetor, në një kishë në Eseks, nga një njeri që ka qenë pjesë e takimit me votues, kanë thënë dëshmitarët dhe policia.

Shefi policor për Eseks, Ben-Julian Harrington, ka thënë se Amess ka qenë “thjesht duke kryer detyrën e tij kur i është marrë jeta në mënyrë të tmerrshme”.

Një burrë 25-vjeçar është ndaluar si i dyshuar për vrasje dhe i është marrë thika, është thënë në deklaratën e Policisë, pak pas incidentit.

Amess ka qenë ligjvënës nga viti 1983, ka qenë i martuar dhe baba i pesë fëmijëve.

Ai është nderuar nga Mbretëresha britanike Elizabeta II më 2015 për shërbimin e tij, duke marrë titullin Sir David.

Në Parlamentin britanik, flamujt janë ulur në gjysmë-shtizë, ndërkohë që kanë lindur pyetje rreth sigurisë së ligjvënësve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat