David Sassoli padi ndaj KE-së

Evropë

David Sassoli padi ndaj KE-së

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 23:56
David Sassoli

Presidenti Europian David Sassoli ka kërkuar nga shërbimet e parlamentit Europian të përgatisin një padi kundër KE për shkeljen e rregullores së Kushtëzimit. Rregullorja e miratuar prej Dhjetorit të kaluar i lejon Bashkimit Europian të pezullojë pagesat nga buxheti i BE-së për shtetet anëtare ku vlerësohet se sundimi i ligjit po kërcënohet.

Letra nga presidenti drejtuar shërbimeve juridike të Parlamentit, vjen pas votimit në Komisionin e Çështjeve Ligjore që rekomandoi nisjen e procedurave në Gjykatën  e Drejtësisë. Shumica e grupeve politike në konferencën e sotme të krerëve të shtetit e mbështetën këtë kërkesë. Letra bën të qartë se Parlamenti do të tërheqë këtë procedim ligjor nëse Komisioni merr masat e nevojshme.

Duke folur pas takimit të drejtuesve të grupeve politike në Parlament, Presidenti Sassoli tha: “Shtetet Anëtare të BE -së që shkelin sundimin e ligjit nuk duhet të marrin fonde të BE -së. Vitin e kaluar, Parlamenti luftoi fort për një mekanizëm për ta siguruar këtë.  Bashkimi Evropian është një komunitet i ndërtuar mbi parimet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. 

Nëse këto janë nën kërcënim në një shtet anëtar, BE -ja duhet të veprojë për t’i mbrojtur ato. Prandaj i kam kërkuar shërbimeve tona ligjore që të përgatisin një padi kundër Komisionit për të siguruar që rregullat e BE-së të zbatohen siç duhet”, u shpreh ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat