​80.000 euro për bustin e Macronit

Evropë

​80.000 euro për bustin e Macronit

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 18:14
Busti i Macronit

Pas një pauze njëvjeçare, për shkak të pandemisë së COVID-19, panairi më i madh i artit bashkëkohor dhe modern në Francë, FIAC, hapi sërish dyert sot në Paris.

Në galerinë belge Baronian Xippas kishte veçanërisht grumbullime të shumta. Arsyeja: një bust i Emmanuel Macron, prej rrëshire, që paraqet kokën e presidentit francez me një copë të madhe të fytyrës së poshtme të hequr, duke e lënë atë pa hundë, gojë apo mjekër. Çmimi për bustin: 80.000 euro ose 93.125 dollarë.

Vepra u krijua nga një fotografi e presidentit me një maskë të zezë, që qarkullonte në mediat sociale, sipas galerisë.

Artistja me origjinë kineze, Wang Du donte të kthente një objekt 2D në një vepër arti 3D.

Duke vepruar kështu, artistja, e cila jeton në Francë, la një vrimë në vend të maskës.

Më shumë se 160 galeri, nga 25 vende, po marrin pjesë në këtë ngjarje që është një nga panairet më të rëndësishme të artit në botë, së bashku me Art Basel në Zvicër dhe Frieze në Londër.

FIAC po mbahet këtë vit, për herë të parë, në Grand Palais Ephemere në Champ de Mars pranë Kullës Eifel.

Ndërtesa, që kushtoi rreth 40 milionë euro dhe është projektuar nga arkitekti francez Jean-Michel Wilmotte, është një zëvendësim i përkohshëm i Grand Palais-it historik pranë Champs-Elysees, që është mbyllur për rinovim deri në vitin 2024.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat