​Gjermani, rritet shkalla e incidencës COVID-19

Evropë

​Gjermani, rritet shkalla e incidencës COVID-19

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Shkalla e incidencës shtatëditore arriti sot në 100 në Gjermani, për herë të parë që nga maji, duke konfirmuar rritjen e rasteve të reja të COVID-19 në vend.

“Duke u rritur për disa javë, shkalla e incidencës ishte 100 për 100 000 banorë sot në vend”, tha instituti i kujdesit shëndetësor Robert Koch.

Tetë ditë më parë ishte ende 68,7.

Ky tregues arriti nivelin e njohur më 13 maj, kur shfaqi vlerën 104, duke rënë të nesërmen në 97.

Të premten, qeveria gjermane tha se ishte vigjilente përballë rritjes së fundit të numrit të rasteve të reja me COVID-19 në vend, në të gjitha grupmoshat, duke paralajmëruar se situata ka të ngjarë të përkeqësohet me afrimin e dimrit.

Numri i vdekjeve të lidhura me COVID-19 u rrit me 86 raste sot, duke arritur në 95 077 që nga fillimi i pandemisë.

Instituti i kujdesit shëndetësor numëroi, gjithashtu, 15 145 infeksione të reja brenda një dite, 31 për qind më shumë gjatë tetë ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat