Protesta në Poloni kundër kufizimeve të abortit

Evropë

Protesta në Poloni kundër kufizimeve të abortit

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 22:49
Poloni

Në vendimin e vitit të kaluar, gjykata deklaroi se aborti për shkak të anomalive të fetusit, edhe në rastin e fetuseve të dëmtuara aq shumë sa do të vdisnin në lindje, nuk është kushtetues. Në praktikë, kjo nënkupton një ndalim pothuajse të përgjithshëm të abortit në kombin tradicionalisht katolik të Evropës Qendrore. Abortet e vetme të ligjshme tani mund të kryhen në rastet e përdhunimit ose incestit, ose nëse jeta e gruas është në rrezik. Një vit më pas, vendimi i Polonisë për abortin po u shkakton ‘dëm të pallogaritshëm’ grave dhe vajzave.

Protestat u organizuan nga Greva e Grave, një organizatë që lufton për të arritur lirinë riprodhuese për gratë. Ato ishin planifikuar në 20 qytete. Anëtarët e partisë në pushtet të Polonisë Ligj dhe Drejtësi, e cila është në linjë me Kishën Katolike Romake, kishin kërkuar kufizimin e ri. Ata argumentuan se një nga qëllimet ishte parandalimi i abortit të fetuseve me sindromën Down, i cili kishte zënë një pjesë të konsiderueshme të aborteve legale në Poloni deri atëherë. Mosmarrëveshjet midis qeverisë së Polonisë dhe Bashkimit Evropian janë përshkallëzuar seriozisht, pasi kryeministri i këtij vendi, Mateusz Morawiecki, ka sfiduar disa parime ligjore të bllokut.

Situata e krijuar ka nxitur tani shqetësimet se Polonia po shkon drejt daljes nga BE-ja, apo “Polexit”-it. Nacionalistët që mbajnë pushtetin në Poloni qysh në vitin 2015, janë në konflikt me Brukselin për një numër çështjesh – nga pavarësia e gjykatave, liria e mediave, të drejtat e komunitetit homoseksual, e deri te politikat për klimën. Gjykata Kushtetuese e Polonisë ka vendosur që të hedhë poshtë parimin e përparësisë së ligjit të BE-së mbi legjislacionin kombëtar, në çështje të caktuara gjyqësore.

Është hera e parë në historinë e BE-së që udhëheqësi i një shteti anëtar vë në dyshim traktatet e bllokut në Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni Evropian ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Polonisë ngre “shqetësime serioze”. “Ligji i BE-së ka përparësi mbi ligjin kombëtar, përfshirë dispozitat kushtetuese”, ka thënë Komisioni Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat