128 emigrantë në rrezik mbytje në Mesdhe

Evropë

128 emigrantë në rrezik mbytje në Mesdhe

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 15:17
Mesdhe

128 emigrantë dhe refugjatë në dy varka rrezikojnë të mbyten në Mesdheun qendror. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane.

Në varkën e parë, e cila është fundosur në masë të madhe janë 60 persona, ndërsa në të dytën 68 pasagjerë. Mes tyre, sipas linjës së urgjencës “Alarm Phone”, ka shumë fëmijë që nisën udhëtimin drejt Europës, me prindërit e tyre, në brigjet e Libisë.

Sipas gazetës ‘La Repubblica’, ka trazira në det dhe erëra të forta po fryjnë në zonë.

Në njëzet e katër orët e fundit, Médecins Sans Frontières ka kryer katër operacione shpëtimi në Sicilinë jugore.

Dje, më në fund, në portin e Pozzalo, në Sicili 406 emigrantë dhe refugjatë zbarkuan, kryesisht nga Afrika nën-Sahariane, Siria dhe Libia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat