EMA mbështet dozën e tretë të vaksinës Moderna

Evropë

EMA mbështet dozën e tretë të vaksinës Moderna

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 20:34
Fotografi ilustruese: Një punonjës shëndetësor duke bërë gati një dozë të vaksinës Moderna.

Agjencia Evropiane e Barnave - EMA konstatoi të hënën se doza e tretë e vaksinës Moderna kundër koronavirusit mund t’iu jepet njerëzve 18 vjeç e lart - së paku gjashtë muaj pasi ta kenë marrë dozën e dytë.

Kjo është vaksina e dytë përforcuese që miratohet në Bashkimin Evropian.

“Vendimi pason të dhënat që tregojnë se doza e tretë e vaksinës [Moderna] - e dhënë 6 deri në 8 muaj pas dozës së dytë - çon në rritjen e nivelit të antitrupave te të rriturit”, tha EMA.

Në fillim të këtij muaji, EMA miratoi dozën përforcuese edhe të vaksinës Pfizer/BioNTech.

EMA rekomandoi që doza e tretë e vaksinës Pfizer/BioNTech ose Moderna t’iu jepet njerëzve me sistem të dobësuar imunitar.

Ajo i la vendet anëtare të Bashkimit Evropian që të vendosin vetë nëse popullsia e gjerë duhet të marrë dozën përforcuese ose jo.

Autoritetet amerikane kanë autorizuar tashmë dozat përforcuese të vaksinave Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat