Sicili, stuhia-ciklon lë dy të vdekur teksa përmbyt Catanian e rrethinat

Evropë

Sicili, stuhia-ciklon lë dy të vdekur teksa përmbyt Catanian e rrethinat

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 09:27
Foto

Stuhi të fuqishme goditën sot jugun e Italisë për ditën e tretë radhazi duke përmbytur plotësisht disa pjesë të ishullit të Sicilisë.

Pamje dramatike vinin nga qyteti i Catania ku uji vërshonte mes rrugëve të përmbytura.

Meteorologët thonë se lindja e Sicilisë po goditet nga një stuhi e rrallë mesdhetare që po njihet tashmë si “Medi-urragan”.

Mbrojtja civile e Italisë ka lëshuar paralajmërime për mot të rëndë për rajonin e Sicilisë dhe atë fqinjë të Kalabrisë.

Agjencia paralajmëronte rrezik ndaj jetës dhe pronës prej shirave të rënda, stuhive dhe erërave të forta.

Kryebashkiaku i Catania, Salvo Pogliese, tha se lindja e Sicilisë priste evente të rënda e intensive të motit.

“Nxis të gjithë popullatën të mos dalin nga shtëpitë përveç rasteve të emergjencës, pasi rrugët janë përmbytur nga uji”, shkruante ai në rrjetet sociale.

Mediat vendase raprotonin ser një burrë 53-u gjet i vdekur poshtë një makinë pas vërshimit të ujërave në qytezën Gravina, në veri të Catania.

Vdekja e sotme vinte pas asaj të një burri 67-vjeçar të gjetur pa jetë të hënën. Grupet e shpëtimit janë ende duke kërkuar për një grua 54-vjeçare, e cila ishte marrë nga furia e ujërave bashkë me burrin e saj, i cili kishte arritur të shpëtonte në qytezën e Scordia, gjithashtu pranë Catanias.

Shirat kanë dëmtuar pjesë historike të Catania, duke kthyer rrugën Via Etnea në një liqen ujërash.

Ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar në rajon dhe shkollat janë mbyllur në qytet, si dhe ne qytezat fqinje.

E përditshmja La Repubblica tha se përmbytjet kishin detyruar evakuimin e disa ndërtesave të spitalit  Garibaldi në Catania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat