EU Social: Gratë në Evropë, nga sot deri në fund të vitit, punojnë pa pagesë për shkak të hendekut gjinor në paga

Evropë

EU Social: Gratë në Evropë, nga sot deri në fund të vitit, punojnë pa pagesë për shkak të hendekut gjinor në paga

Nga: A.M. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 09:14
EU Social tërheq vëmendjen për hendekun gjinor në paga, i cili sipas të dhënave të publikuara arrin në 11.1 për qind në Evropë.

EU Social ka ngritur shqetësimin për dallimin në paga ndërmjet grave dhe burrave në Evropë, duke theksuar se për shkak të një hendeku gjinor prej 11.1 për qind, gratë konsiderohen se nga sot deri në fund të vitit po punojnë pa pagesë.

Në një postim në rrjetet sociale, llogaria zyrtare EU Social thekson se ky dallim në paga vazhdon të jetë një problem në vendet evropiane dhe se barazia në pagesë për punë me vlerë të barabartë është një e drejtë themelore.

"Sipas Shtyllës Evropiane të të Drejtave Sociale, paga e barabartë për punë me vlerë të barabartë është një e drejtë themelore", thuhet në postim.

EU Social bën thirrje për mbylljen e hendekut gjinor në paga dhe vendosjen e drejtësisë si standard në të gjithë Bashkimin Evropian.

"Është koha për ta mbyllur këtë hendek dhe për ta bërë drejtësinë standard në të gjithë BE-në", thuhet më tej në mesazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat